Tirana ka humbur një tjetër çështje në FIFA për detyrime të prapambetura. Bëhet fjalë për një vendim të datës 2 tetor, siç raporton “Panorama Sport”. Bardheblutë kanë edhe një tjetër çështje të humbur më herët, e cila daton më 16 shtator dhe që gjithashtu duhet të zgjidhet. Tirana është një nga klubet shqiptare më të ndëshkuara nga FIFA për shkak të çështjeve gjyqësore dhe detyrimeve të prapambetura. Bardheblutë duhet t’i zgjidhin këto dy çështje deri në janar, pasi kjo është mënyra e vetme për të afruar dhe regjistruar lojtarë të rinj në vazhdim. Ndërkohë, Tirana po përgatitet për derbin me Partizanin, sfidë e programuar të zhvillohet më 11 tetor, prej orës 18:30, në stadiumin “Air Albania”.

