Bruno Fernandes: Cristiano Ronaldo do të mbetet gjithmonë ikona më e madhe e Portugalisë

Mesfushori i Portugalisë, Bruno Fernandes, ka komentuar largimin e Cristiano Ronaldos nga përfaqësuesja luzitane, duke e cilësuar yllin portugez si një figurë unike dhe ikonën më të madhe të Kombëtares. Fernandes theksoi se trashëgimia e CR7 do të mbetet e përjetshme dhe se ai do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrat e portugezëve.

“Kam folur me Cristianon dhe i kam thënë se ai është dhe do të mbetet gjithmonë ikona më e madhe e Kombëtares sonë dhe e vendit tonë. Ai do të jetë gjithmonë më i madhi për ne”, u shpreh Fernandes. Mesfushori nënvizoi gjithashtu unitetin e skuadrës, duke theksuar se “Kombëtarja jonë është e bashkuar, jo e ndarë. Kjo është e rëndësishme. Çështjet duhet të zgjidhen brenda grupit dhe të përfundojnë mirë për të dyja palët”. Në fund, Fernandes theksoi se Ronaldo ka një vend të garantuar në historinë e Portugalisë: “Mendoj se ai e ka një vend të rezervuar, pa asnjë dyshim, jo vetëm mes më të mëdhenjve të të gjitha kohërave, por edhe në zemrat e të gjithë portugezëve. Kjo do të mbetet gjithmonë dhe përgjithmonë”.