Mauricio Pochettino pret që të gjithë lojtarët e Chelseat të ndajnë përgjegjësinë për barrën e golave pavarësisht rikthimit të Armando Brojës. Trajneri argjentinas ka thënë se sulmuesi shqiptar pritet të përfshihet në ndeshjen e fundjavës kundër Aston Villas, por që nuk pret të jetë vendimtar që në fillim.
“Është e njëjta situatë për të cilën mund të flasim me shumë lojtarë të ndryshëm. Broja është gati dhe ndoshta do të përfshihet në fundjavë, por pas nëntë muajsh nuk ka luajtur, nuk mund t’ia lëmë gjithë përgjegjësinë. Gjithmonë përgjegjësia duhet të jetë mbi ekipin, përpjekja kolektive. Nuk janë vetëm lojtarët sulmues që duhet të shënojnë, të gjithë lojtarët e përfshirë në ekip duhet të përpiqen të shënojnë. Nuk mund të presim që Broja të vijë dhe nëse ka mundësi të luajë, të shënojë me çdo prekje”, theksoi argjentinasi.
sfidanti.al