CR7 i papërmbajtshëm

Al Nassr fiton minimalisht ndaj Al Ahli në një sfidë që dhuroi shtatë gola. Skuadra e Cristiano Ronaldos mori fitoren 4-3, ndërsa diktoi ritmin gjatë gjithë ndeshjes.

Sfida u zhbllokua në minutën e 4’ me Ronaldon që kaloi vendasit në avantazh pas asistit të Mane, ndërsa luzitani shënoi një gol tjetër në pjesën e dytë duke i dhënë një ndihmë të madhe skuadrës së tij për të arritur fitoren ndaj një rivali aspak komod. Pas javës së shtatë të Saudi Pro League, Al Nassr renditet në vend të pestë me 15 pikë,ndërsa Al Ahli që ka po 15 pikë renditet në vend të gjashtë.

sfidanti.al