Kjo skema “Final 4” ..do të shpëtoka klubet nga mjerimi !

Pakemi qënë të shkrehur , nuk e paskemi dituar se kjo skema “Final 4” mendon edhe për të varfërit. Qënka si një biçim  Robin Hudi, që do t’ia marrë paratë të pasurve, atyre sipër,  dhe do t’ia japë ..të gjorëve, që luajnë për mbijetesë !

Shefi garave në FSHF, Marius Sulejmani, në një intervistë nga ato me zemër të hapur, që bëjnë zakonisht zyrtarët me stemë, ka thënë : “ Ky format ( pra skema Final 4) është bërë që të krijojë sa më shumë të  ardhura për klubet, pasi siç e dimë klubet tona nuk kanë të ardhura të mjaftueshme..”

Në  një sezon në mjerim të plotë , pa tifozë në stadiume,  pa reklama,  madje dhe pa stadiume sepse nuk dihet akoma “adresa e shtëpisë” së klubeve, do të shpëtoka jetën sipas Marjusit të Garave. Sepse nga paratë që do të shiten nga biletat  për 3-4 ndeshje të “Final 4” , do të përfitojnë edhe fukarenjtë e Superligës.

Do të ndahen ca thërrime nga vendi i pestë deri tek i dhjeti. Kjo është logjikë kampione,  pa skrupuj: në FSHF ku punojnë mbi 100 zyrtarë luajnë me “topin e milionave” që vijnë çdo vit  nga UEFA, kurse klubet do të ndajnë “fitimet me qindarka”  që do vijnë nga biletat që do të shiten  në 3 ndeshjet e fundit…

Sfidanti.al