Conte dhe Nagelsmann në garë për pasuesin e Carrick

Pas humbjes turpëruese të pësuar dje nga Como në Champions League, pozicioni i Michael Carrick te Manchester United është në rrezik të madh. Shkarkimi i tij duket i sigurt dhe shtypi anglez ka filluar të zbulojë kandidatët për pasuesin e tij. Emri i parë që ka dalë në skenë është ai i italianit Antonio Conte, i cili e njeh mirë Premier League, ku më parë ka punuar te Chelsea dhe Tottenham. Conte në fakt lakohet edhe si pasues i mundshëm i Spalletti-t te Juventusi, edhe pse ky i fundit për momentin ka marrë besimin e klubit.

Julian Nagelsmann është kandidati tjetër serioz për stolin e “Djajve të kuq”. Ish-trajneri i Bayern Munchen vjen pas aventurës në Botëror me Gjermaninë dhe është gati për të marrë drejtimin e një klubi me peshë.