Mourinho: Barcelona ka 24 orë më shumë për të pushuar se Real Madridi

José Mourinho ka nisur përgatitjet për El Clasico-n me kritika ndaj kalendarit të LaLiga-s. Pak ditë para përballjes mes Barcelonës dhe Real Madridit, që do të luhet të dielën në mbrëmje, trajneri portugez vuri në dukje diferencën në kohën e rikuperimit mes dy skuadrave.

Pas fitores së Realit ndaj Leipzigut, Mourinho deklaroi për Movistar se madrilenët kanë 24 orë më pak pushim se rivalët e tyre. “El Clasico? Nuk bëhet fjalë për besimin te vetja. Është një ndeshje kampionati, megjithëse është e vërtetë që nuk është si të tjerat. Për momentin, ne kemi humbur tashmë 24 orë pushim kundrejt Barcelonës”, u shpreh ai.