Partizani dhe Tirana do të luajnë këtë të dielë aktin e fundit të një prej ndeshjeve më të lakuara të vitit por që këtë sezon është çngjyrosur edhe më shumë nga formula dhe formulat e shpikësve në laboratorin e famshëm të FSHF-së. Pasi e reduktuan kampionatin me 10 javë duke i hequr bukurinë një dueli të tillë që minimalisht po luhet 4 herë në sezon, tashmë duhet të mësohemi edhe me ndeshjet derbi thjesht si miqësore. Të tilla kanë qenë tre të parat dhe minimalisht për të kuqtë e tillë është kjo sfidë edhe këtë herë pasi kampionët janë pothuajse në finalen e majit dhe për ta pak rëndësi ka rezultati. Në këtë mënyrë, loja dhe shpirti i derbit është ekzekutuar me sukses sepse sfida Partizani-Tirana nuk ka qenë më e rrezikuar se kurrë për t’u zhvlerësuar kaq shumë në sytë e opinionit publik dhe tifozëve.
Nga Pirro Bardhyli