Vllaznia nuk ka vend për dy “Osmanë”

Qatip Osmani nuk është më trajner i Vllaznisë pasi eliminimi në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë ka rezultuar fatal për trajnerin shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Njeriu që e mori skuadrën në një situatë të mjerueshme dhe e ngjiti mes 4 të parave e madje u largua nga Kupa me koën lartë pas 120 minutave e madje prej skuadrës kryesuese të Superiores, i lëvizi tokën nën këmbë teknikut i cili ka marë mirënjohjen e shkodranëve por mesa duket jo të Osmanit tjetër dhe presidentit që me këtë veprim tregoi se është disa herë më i vogël se emri i klubit që përfaqëson ndërsa ka hyre plotësisht në mekamizmat e futbollit meskin të Superiores.

Në këtë rast, Xhaferri që përfaqëson Vllazninë, është treguar amator në koncept sepse Shkodra nuk e ka në traditën e saj largimin natën të njerëzve që ua kanë bërë futbollin të bukur sërish e Qatipi, jo Tefiku, ishte një prej tyre. Shkodranët duhet të mësohen me Osmanin tjetër dhe këtë Xhaferr sepse ky është realiteti e Vllaznia duhet të mësohet me faktin se tashmë është një “autoshkollë”.

Nga Pirro Bardhyli