UEFA, Spanja rrezikon përjashtimin

Ndërhyrja e Qeverisë në Federatën Spanjolle të Futbollit ka tronditur UEFA-n dhe FIFA-n dhe tani, sipas asaj që raporton AS, kombëtarja spanjolle dhe klubet rrezikojnë të përjashtohen nga garat ndërkombëtare. FIFA ka vëzhguar nga afër evoluimin e situatës dhe ka njoftuar nevojën urgjente për gjetjen e një zgjidhjeje, duke pasur parasysh se Federata Spanjolle është ndër më të fuqishmet në botë dhe së bashku me Portugalinë dhe Marokun do të presë Kupën e Botës 2030.

Disa anëtarë të UEFA-s nuk janë aspak optimistë për atë që ka ndodhur. Në Nyon, ndërhyrja e qeverisë besohet se shkel ligjet e FIFA-s. Edhe pse do të jetë në dorën e FIFA-s të marrë ndonjë veprim, UEFA mund të veprojë edhe në këtë drejtim, siç ndodhi me Rusinë e cila u përjashtua nga të gjitha garat e UEFA-s përpara se të merrej vendimi nga FIFA. Liga e Kampionëve, Liga e Evropës, Liga e Konferencave dhe madje edhe Kampionati Evropian do të ishin në rrezik për klubet spanjolle dhe kombëtaren. Gazeta iberike nënvizon se nëse do të konfirmohej ndërhyrja politike – gjë që bie ndesh me statutin – do të kishte arsye për të proceduar me përjashtimin.

sfidanti.al