Inter, rikthimi i kapitenit Martinez vijon të mbetet pa një datë

Ende nuk ka siguri të plotë dhe një datë të qartë për rikthimin nga dëmtimi i kapitenit argjentinas të Interit, Lautaro Martinez, pohojnë mediat italiane. Sot ka qenë dita e fundit e punës në një “Pinetina” të ndarë me Kombëtaren, edhe sot e hapur për të dëmtuarit në fazën e rikuperimit. Pasi përfundoi seancën stërvitore të mëngjesit, trajneri rumun Kivu  ka programuar ditën e martë si rinisje e seancave stërvitore për lojtarët e pagrumbulluar me Kombëtaret përkatëse.

Ndërkaq, po të martën  pritet të nisin edhe rikthimet e para. Gjithashtu, do të kuptohet më mirë edhe gjendja e Lautaro Martinezit. Sipas Corriere dello Sport, ka gjasa të procedohet me një rikthim të pjesshëm në grup, për të përshpejtuar më pas. Objektivi është ndeshja ndaj Atalantës, por ende gatishmëri