Shqipëria mbyll e para grupin, fitore e lehtë me Bjellorusinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit luajti ndeshjen e fundit të Grupit A të Ligës C të Kombeve në Budapest ndaj Bjellorusisë. Kuqezinjtë fituan me rezultatin e pastër 2-0, duke arritur objektivin e vendit të parë në grup dhe ngjitjen në Ligën B. Përsa i përket takimit, rezultati u zhbllokua nga Rey Manaj në minutën e 28-të. Me avantazhin 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë të lojës, Elseid Hysaj në minutën e 57-të realizoi golin e sigurisë për kuqezinjtë, që e administruan rezultatin deri në fund. Me këtë fitore Shqipëria grumbulloi 15 pikë në 6 ndeshje, duke lënë pas Bjellorusinë dhe Finlandën me nga 10.