Futbolli i FSHF-së nga një univers paralel

Në një kohë që opinioni publik dhe vetë futbolli po kërkon të përtypë formulën e papërtypshme të këtij sezoni në Superiore ku me një logjikë të thjeshtë, një ndeshje hedh poshtë gjithë djersën e derdhur në 36 sfida, FSHF kujdeset të na servirë një tjetër organizim europian. Sipas këtij institucioni, këtë të martë u zhvillua

Vazhdoni leximin →

Një “magjistar” nga Anglia për të ngjallur..Superligën !

Arbitri anglez, Anthony Taylor do të çertifikojë sezonin eksperimantal të Superiores. Më i miri për kampionatin më të dobët, anët e kundërta të medaljes…çfarë ironie. Taylor duket se është njeriu që do të mbulojë gjithë mëkatet e një sezoni të dështuar në shumë aspekte. Mjafton një arbitër me famë ndërkombëtare për t’i dhënë drejtim sezonit

Vazhdoni leximin →

Vitrina e luksit fsheh mallin e skaduar…

Prej shumë e shumë muajsh, FSHF ka nisur një fushatë agresive për t’u shitur si “lokomotivë” tani që edhe presidenti Duka është bërë një nga 5 zv.presidentët e UEFA-s. Këtu janë stacionuar presidentët e 11 federatave, personalitete të ndryshme për të na dhënë leksione futbolli e madje gjatë ditëve të ardhshme, një tjetër aktivitet sipas

Vazhdoni leximin →

Futbolli urë lidhëse? Në Shqipëri askush nuk e beson këtë “përrallë”

“Federata Shqiptare e Futbollit organizoi këtë të martë në stadiumin “Air Albania” eventin e rëndësishëm të lançimit të Strategjisë së Qëndrueshmërisë “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit”.  Një strategji që paraqet planin e FSHF-së për të adresuar zgjidhjen e sfidave komplekse që mund të arrihen vetëm përmes bashkëpunimit me të gjithë aktorët në fushën e

Vazhdoni leximin →

Disiplina “kapet” me Vllazninë dhe Besën

Në vendimet e radhës, Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dënuar zyrtarë të dy klubeve të njohura, Vllazninë dhe Besën për shkak të trazirave dhe sulmeve të javës së kaluar. Vendimet e Disiplinës: Zyrtari i KF Vllaznia, Artan Brahimi,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 14/1/j të

Vazhdoni leximin →

Kampionati 5×5 mbyll siparin

Ka përfunduar sezoni i futbollit amator në kampionatin 5×5, që uli siparin mbrëmjen e djeshme me dy finalet, për titullin Kampion dhe kupën Kategoria e Dytë. ATS është skuadra kampione e këtij sezoni, pasi triumfoi në finale ndaj Art-Inox. Një ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit pasi koha e rregullt përfundoi në barazim

Vazhdoni leximin →

Fabio Cannavaro, kampion bote apo imazhi i ri i fushatës së FSHF-së?

Ish-mbrojtësi i Italisë kampione bote deklaroi se është  mahnitur nga invesfimet që ka bërë FSHF në futbollin shqiptar. Në prononcimin dhënë për FSHF.org, zyra e informacionit në shtëpinë e futbollit u kujdes të na servirte këto fjali fillimisht: “Rezultatet flasin qartë. Federata po investon shumë, në infrastrukturë, te trajnerët, te lojtarët dhe kjo është një

Vazhdoni leximin →