Dënime për zyrtarë të dy klubeve të Superiores

FSHF ka publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës. Nga elita bie në sy dënimi i dy zyrtarëve të Egnatias, Taulant Guma dhe Alban Shala, si dhe Dario Pali nga Laçi. Të tre janë pezulluar me nga katër ndeshje. Në Kategorinë e Parë, Flamurtari dhe Kukësi janë dënuar me gjobë për sjelljen e tifozëve.

Vendimet e plota

  1. Zyrtari i KF Egnatia, Taulant Guma, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. Zyrtari i KF Egnatia, Alban Shala, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. Zyrtari i KF Laçi, Dario Pali, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. Lojtari i KF Valbona, Da Silva Sousa Francisco Wesley, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Lojtari i KF Vora, Xheis Rushiti, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur mjete piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  7. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  8. Zyrtari i KSSH Veleçiku, Nuri Rexha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. Lojtari i FC Murlani, Seijmen Rrushi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Zyrtari i Luzi i Vogël 2008, Lorenc Pashja, për provokim të spektatorëve në ndeshje, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  11. Lojtari i FC Murlani, Fjorest Grimci, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  12. Lojtari i FK Tomori, Sali Kumani, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  13. Lojtari i KF Butrinti, Eglond Zymeri, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  14. KF Sopoti, për publikimin e deklaratave fyese që cënojnë reputacionin e futbollit dhe zyrtarëve të saj, në bazë të neneve  6/1/c, 6/4, 8, 13, 15/1, 47 dhe 77 të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  15. FK Apolonia U-18, për mos respektimin e detyrimeve, përgjegjësive për organizimin e ndeshjes dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e lojës, në bazë të neneve 8/1, 17/1 dhe 33/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  16. Zyrtari i KF Vllaznia U-15, Besnik Ndoj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  17. Selaci Junior B, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kunder Football Republic C, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  18. Zyrtari i FC Albanet, Junik Palushi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  19. Lojtari i FC Albanet U-16, Diego Ahmeti, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  20. Lojtari i FC Albanet U-16, Adriano Ramaj, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  21. Lojtari i Viking Tirana U-16, Redian Nano, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  22. Lojtari i Viking Tirana U-16, Lisandro Koroveshi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  23. Lojtari i Viking Tirana U-16, Arion Nano, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  24. Lojtari i KF Tirana U-19, Xhejson Kurtbalaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  25. Lojtari i KF Naftëtari U-19, Ajsel Gjini, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  26. Lojtari i Legjendat 9×9, Ledjo Hima, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  27. Lojtari i Legjendat 9×9, Klajdi Myftaraj, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  28. Pranimin e kërkesës së lojtares të KFF Gramshi, Fleta Musaj,pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  29. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të Flamurtari FC, Gentian Zguro,pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  30. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Oriku U-17, Elis Xhuvelaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  31. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Oriku U-17, Elios Kazheli, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  32. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Oriku U-17, Endi Suloj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

 

sfidanti.al