Rekordi i rrallë i FSHF-së

Fundjavën që lamë pas u zhvilluan 5  ndeshjet e radhës së Kategorisë Superiore. “Lokomotiva” që duhet të tërheqë futbollin shqiptar, por ku tifozët ne shkallë jamë bërë përherë e më shumë një mall shumë i kërkuar.

Stadiume të boshatisur nga Durrësi në Elbasan ku për më tepër emigrojnë edhe një numër i madh skuadrash kryeqytetase. Tirana dhe Dinamo mbeten pa stadium në qytetin e tyre në kulmin e investimeve të FSHF që si për ironi, po u bën karshillëk me nje fushë tjetër në kompleksin e shtëpisë së futbollit.

Por tema nuk është kjo, pyetja e madhe e kësaj jave është: Si ka mundësi që më shumë tifozë në stadium ka një ndeshje normale e së parës si Pogradeci-Korabi se sa të pesta përballjet e Superiores të marra sëbashku?

Ky është ndoshta rekordi më i rrallë që Shqipëria dhe FSHF kanë vendosur në fushën e lojës më të ndjekur të planetit.


Nga Pirro Bardhyli