Sa më shumë tkurret futbolli, aq më i madh bëhet “njeriu i ri” i FSHF-së. Apo kur flitet për një rebel të dikurshëm, i shndërruar në një “dele të butë” që puth fotografinë e ..dashit te kopesë! . I pyetur lidhur me Derbin që do të luhet në Tufinë, tek “Arena e Demava”, Sulejman Starova, ka “mrekulluar” me gjetjen e tij :
“Nuk do të jenë 12 apo 16 mijë vetë, por do të jenë 4 mijë vetë, ama edhe në një stadium aq të vogël e jep efektin e vet. Është diçka e rrallë, sepse nuk e kemi parë ndonjëherë Derbi të tillë…”
Një njeri futbolli, që e ka luajtur edhe vetë Derbin dhe që e di mirë ku i ka rrënjët Derbi dhe se mund të luhet vetëm nëpër tempuj futbolli, mbërrin orgazmën zyrtare kur lëshon “qershinë mbi tortë” sa thotë : “ Derbi nuk i bie rëndësia edhe sikur të luhej tek fusha e zezë tek 21 Dhjetori..” Siç duket, ngaqë futbolli është në zi, do t’i shkonte më shumë një fushë e zezë…
Sfidanti.al