Mbyllet një javë dhe nis një tjetër. Në një muaj Superiorja shqiptare duhet t’i shtrydhëmirë muskujt në një kalendar sfilitës. E pakuptueshme ngjeshja sa në mesjavë e në fundjavë me ndeshje që nisin të premten e përfundojnë të hënën për të nisur sërish nga xhiroja e radhës të përkurën apo të enjten.
Tradita është fshirë me një të rënë të lapsit dhe çdo japë është shtrirë në sa më shumë ditë për të kënaqur tekat e njerëzve në regjinë e FSHF apo atë të televizioneve që me 1 mijë halle kanë blerë të drejtën e transmetimit për të mos e lënë Superioren mes “4 rrugëve” (jo të Shijakut). Kujt i shërben ky kampionat ku nuk dihet ku nis një raund e ku mbaron tjetri. Me mbylljen e sfidave të Laçit dhe Durrësit, tashmë të gjithë vrapojnë drejt datës 22. Vetëm 48 ore diferencë, a thua se të gjithë nxitojnë për të “hequr qafe” fazën me 36 javë që në fund të sezonit di të shumëzohet me zero. Askush nuk i detyroi të ndryshonin formulën madje shumë kundërshtuan nën zë dhe sot po nxitojnë që mundësisht të mbyllin sa më shumë javë në kurriz të klubeve, trajnerëve dhe lojtarëve, njerëzit e vetëm që ë vuajnë shtrydhjen e pakuptueshme.
sfidanti.al