Në ditën që shpallet skuadra kampione, sapo fjalën e marrin shefat edhe hipokrizia ngjitet në nivel kampion. Egnatia u shpall kampione, por presidenti Duka tregoi përrallën pikante që meriton medalje: “Realisht do të më pëlqente ta fitonte kampionatin Vllaznia ose Elbasani, por ky është futbolli..” Ndryshim i madh paska ndodhur : edhe vetë Duka nuk e gjeka dot skedinën fituese, pasi ai donte me zemër Elbasanin apo Vllazninë, dhe na del “papandehur” Egnatia për herë të tretë kampion. Ishalla e zë gjumi natën presidentin, sepse kanë filluar të mos i dalin ëndërrat…
Më shumë se 30 vite më parë, kur e pyesnin kryeministrin Berisha se më ekip ishte tifoz, të befasonte kur thoshte se ishte me Besën e Kavajës. Kryeministri i sotëm,Rama, në një rast, ka thënë se është me “më të mirin”. Po hajde gjeje se cili është më i miri . Loja është bërë kaq djallëzore sa edhe vetë të zotit “nuk po i bindet”. Siç ndodhi , madheria i futbollit donte Vllazninë apo Elbasanin , por ..një zot e di se nga erdhi prapë kjo Egnatia…
Sfidanti.al

