Topi inteligjent i botërorit

Topi zyrtar i Kupës së Botës quhet Trionda dhe është fjala e fundit e teknologjisë.I zhvilluar nga Adidas, topi inteligjent ka në brendësi një sensor 14 gramësh, që dërgon 500 sinalje në sekondë që gjurmon çdo prekje, shpejtësi, rrotullim, lëvizje dhe trajektore në kohë reale. I kombinuar me kamerat e stadiumit, topi i ndihmon zyrtarët e VAR të marrin vendime më të shpejta dhe më të sakta për pozicionin jashtë loje, prekjen e topit me dorë dhe vijën e portës përmes gjurmimit 3D.