Shpresat janë rritur, edhe pse dyshimet mbeten. Myrto Uzuni duket se e ka kaluar dëmtimin dhe ka më shumë mundësi për t’u llogaritur për sfidën ndaj Izraelit këtë të shtunë në Tel Aviv. Sulmuesi më në formë kuqezi është stërvitur në mënyrë të veçuar deri ditën e djeshme, ndërsa pikërisht sot është bashkuar me grupin.

