Presidenti i Liga-s, Javier Tebas, ka paralajmëruar se duhet ndërhyrje nga FIFA dhe UEFA, duke evidentuar rrezikun e dëmtimeve që vijnë nga një Kalendar gjithmonë e më i ngjeshur. Në Londër, gjatë një samiti mbi paraqitjen dhe shëndetin të organizuar shoqata botërore e futbollistëve (Fifpro), drejtuesi spanjoll ka deklaruar se është thelbësore një ndërhyrje nga FIFA dhe UEFA. Mes eventeve që e rëndojnë ngarkesën, Tebas veçoi versionin e zgjeruar të kupës së botës për klube dhe Botërorin me 48 skuadra që u zhvillua në Amerikën e Veriut.
“Disa lojtarë po rezistojnë pak a shumë, por në fund do të ketë një pikë thyerje të paevitueshme, – ka theksuar Tebas. – Nëse nuk ndërhyjmë, situata do të përkeqësohet në mënyrë drastike, sepse është e papërballueshme. Në vend që ta ulim ngarkesën e lojtarëve, por e shtojmë. Nëse nuk e zgjidhim këtë problem, futbolli do të vuajë”.
Tebas ka shtuar më tej se organet qeverisëse të futbollit duhet të bëjnë më shumë se një konsultim të thjeshtë me palët e interesuara, që rezulton gjithmonë një “asgjë”.
Administratori i shoqatës që përfaqëson futbollistët e kampionateve angleze, Maheta Molango, ka pohuar se refuzimi i Cole Palmer, Marcus Rashford, Declan Rice dhe të tjerëve për të luajtur në ndeshjet e fundit ndërkombëtare ngre pikëpyetje për atë çfarë nuk shkon në këtë sistem. “Kush mendon se problemI është vetëm i Anglisë, i them të shohë Kai Havertz, Brian Brobbey dhe Kylian Mbappé. A është vërtet ky futbolli që duam?” u shpreh Malongo.

