Zhegrova dhe Hoxha largohen nga grumbullimi i Kosovës

Trajneri Franco Foda ka liruar nga grumbullimi i përfaqësueses së Kosovës futbollistët Edon Zhegrova dhe Veldin Hoxha.Zhegrova është lënë i lirë për shkak të dëmtimit, i cili e pamundëson të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Irlandës në Ligën e Kombeve. Hoxha largohet nga grumbullimi për shkak të pezullimit si pasojë e kartonit të kuq (pas dy të verdhëve) në ndeshjen e djeshme kundër Izraelit.