Myrto Uzuni, lojtari më i mirë i muajit në Ligën e Dytë në Spanjë!

Fillimi i sezonit për të ishte vërtet i stuhishëm. Myrto Uzuni shkëlqeu si një yll i vërtetë gjatë muajit gusht në Ligën e dytë të Spanjës, dhe për këtë mori vlerësimin e merituar. Sulmuesi kuqezi u shpall lojtari më i mirë i atij muaji në kampionat, duke lënë pas lojtarë të tjerë shumë të mirë. Uzuni shënoi 4 gola për Granadën, ndërsa shpreson që të kthehet në Ligën e Parë bashkë me ekipin e tij. Fillimisht, ai realizoi shumë bukur ndaj Rasingut dhe pastaj e tundi rrjetën plot tri herë ndaj Vijarrealit B, duke qenë golshënuesi më i mirë i Ligës së Dytë. Me këtë formë, ai jep shumë shpresë për ndeshjet e kombëtares në Ligën e Kombeve më pas këtë muaj, ndaj Izraelit dhe Islandës.

I dalluar edhe Idriz Batha në Rumani. Mbrojtësi i djathtë, që është pjesë e kombëtares, ishte protagonist në fitoren e UTA Aradit në fushën e Botoshanit, në Ligën e Parë të Rumanisë. Batha, që është përshtatur shumë mirë në elitën e futbollit rumun, ekzekutoi saktë goditjen nga këndi duke shërbyer asistin për golin e avantazhit 1-0 të UTA-s shënuar nga Bautista. Ish-futbollisti i Partizanit ishte në fushë për miqtë së bashku me ish-lojtarin e Tiranës, Erion Hoxhallari.

Sfidanti.al