Tifozët e Granadës: Mos e quani Uzuni, cilësoheji karizëm!

Në fare pak ditë e ka fituar përfundimisht zemrën e publikut. Granada është e lumtur që ka në skuadër një Myrto Uzuni, dhe afrimi i sulmuesit të kombëtares shqiptar cilësohet si një goditje e madhe në treg. “Mos e quani Uzuni, quajeni karizëm”, – ishin thirrjet e tifozëve  në rrjetet sociale, duke e konsideruar shqiptarin një lider pasi shënoi 3 gola në fitoren 3-0 ndaj Vijarrealit B. Shqiptari cilësohet edhe një yll jashtë fushe, dhe në Tuiter qarkulloi fotoja e Toni Huarezit, ndërsa ai puth të dashurën e tij në stadium.

“Jam i lumtur me golat e mi, por sidomos me fitoren e ekipit, – tha ai pas ndeshjes, – objektivi ynë është që të kthehemi në La Ligë dhe nëse vazhdojmë të luajmë kështu, do t’ia dalim. Unë jam gjithmonë në ndihmë të skuadrës, dhe falenderoj shokët që më ndihmuan”. Kështu, Uzuni mori topin me vete në shtëpi, ka 4 rrjeta në kampionat në 3 ndeshje ndërsa Granada ka 9 pikë të plota dhe me golaverazhin e shkëlqyer 7-0!  Pritet që ecuria të vazhdojë dhe Uzuni ta pushtojë më në fund edhe elitën e futbollit spanjoll, ashtu siç bëri më parë në Kroaci dhe Hungari.

Sfidanti.al