Uzuni nis me golat, Granada synon kthimin në La Ligë!

Myrto Uzuni ende nuk i ka nxehur mirë “motorët”, por diçka ka nisur të lëvizë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e parë në kategorinë e dytë të Spanjës, duke treguar se është përshtatur mirë me ekipin, Granadën, me të cilin u bashkua në janar kur ishin ende në La Ligë. Goli ishte i shkëlqyer, pasi iu shmang 3 mbrojtësve të Rasingut të Santanderit, në fitoren 2-0. Jo vetëm që Uzuni e tregoi klasin e tij, por edhe Granada arriti fitoren e dytë radhazi dhe i ka bërë një fillim të mirë sezonit. Synimi është kthimi sa më shpejt në elitën e futbollit spanjoll.

Sfidanti.al