Katër ndeshje në Premier Ligë dhe asnjë humbje, madje ka 3 fitore. Ky është Totenhemi i Antonio Kontes, që ka krijuar entuziazëm të madh tek tifozët në stadium, siç u duk edhe në fitoren 3-0 ndaj Noruiçit. Edhe pse trajneri kundërshtar, Din Smith, deklaroi se “kanarinat” meritonin më shumë, suksesi i londinezëve ishte i thellë,
