Ymtiti tërbohet nga tifozët e Barcelonës: A e dini se çfarë është respekti?!

Nuk mjafton fakti se është i “internuar” edhe pse ndodhet ende në skuadër. Samuel Ymtiti kaloi një ditë të vështirë ndërsa u largua nga seanca stërvitore, pasi disa tifozë i prenë rrugën makinës së tij duke e penguar e duke thirrur. Edhe pse mbrojtësi francez i ra borisë dhe bëri t’i jepte makinës me shpejtësi për t’i trembur, ata nuk lëvizën vendit, madje njëri prej tyre u ngjit mbi pjesën e përparme të makinës. Kjo e mbushi kupën dhe Ymtitija doli nga makina i zemëruar duke i ndjekur tifozët. “Çfarë keni, – thirri ai, – do të paguani ju për makinën? Çfarë ju ka shkrepur në mendje? A e dini se çfarë është respekti?” Gjithsesi, disa tifozë të tjerë shfrytëzuan rastin dhe iu afruan duke i kërkuar foto. Nuk dihet nëse policia katalanase do të veprojë kundër tifozëve. Ymtiti është përjashtuar nga skuadra e Barcelonë pasi nuk pranoi të prishte kontratën e të largohej.

Sfidanti.al