Salah-Benzema, çfarë dysheje sulmi e këtij sezoni!

Ylli egjiptian dhe ai francez po luajnë në nivele shumë të larta, edhe pse në renditjen e Topit të Artë nuk ishin në vendet e para. Karim Benzema ishte i katërti e Mohamed Salah i shtati, porse statistikat i kanë të shkëlqyera këtë sezon. Salah po shkëlqen me Liverpulin duke pasur 18 gola e 7 asistë në 19 ndeshje gjithsej për të kuqtë. Benzema përgjigjet me Realin duke pasur 17 gola e 8 asistë në po 19 ndeshje. Pra, bilanci i bararartë në gola+asiste. Të dy lojtarët shënuan edhe këtë të mërkurë, Salahu dy herë për Liverpulin në derbin në fushën e Evertonit, dhe Benzema golin e vetëm të fitores së Realit në Madrid ndaj Bilbaos.

Sfidanti.al