Ronaldo i jep fitoren Man. Junajtidit me golin e tij të 801-të në karrierë!

Ishte një ndeshje e vështirë që mund të kishte përfunduar shumë keq, dhe ndoshta trajneri i ri, Ralf Rangnik, mund të jetë ndjerë keq në tribunë. Mançester Junajtidi pësoi shpejt gol në “Old Traford” në përballjen e Premier Ligës ndaj Arsenalit, edhe pse në mënyrë të padrejtë siç u duk. Gjithsesi, kur ke në ekip një superlojtar si Kristiano Ronaldo, që shënon gol “me sy mbyllur” madhe “edhe në 3 të natës”, ke mundësi të përballosh shumë padrejtësi.

Portugezi shënoi dy gola dhe i dha Junajtidit fitoren 3-2, një sukses karakteri që ndoqi barazimin 1-1 në “Stemford Brixh” ndaj Çelsit kampion të Europës dhe kryesues të kampionatit. Emil Smith-Roui kaloi në epërsi Arsenalin, ndërsa portieri De Gea ishte në tokë i dëmtuar. Bruno Fernandes barazoi në 44’ dhe Ronaldo shënoi në 52 për epërsinë e “djajve të kuq”. Odegard, i marrë nga Reali, barazoi për londinezët në 54’, por Kristiano shënoi sërish në 70’ me penallti. CR7 ka tani 801 gola në ndeshje zyrtare, më shumë se çdo lojtar në aktivitet, dhe duke qenë një nga fare pak më të mirët e historisë. Mançester Junajtidi ka 21 pikë në 14 ndeshje me 6 fitore, 3 barazime e 5 humbje, por me më shumë besim në vetvete. Arsenali mbeti në 23 pikë.

Sfidanti.al