Nuk do të jetë pjesë e skuadrës, por u ka kërkuar vetëm një favor. Kristian Eriksen dëshiron të rinisë karrierën si futbollist dhe për këtë arsye ka marrë hua fushën e ish-klubit të tij të vjetër, Odenses në Danimarkë, për të punuar bashkë me trajnerin e tij personal. Mesfushori sulmues danez nuk u kthye tek Interi pasi thuajse humbi jetën nga ataku i zemrës në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Finlandës në Euro 2020. Sipas rregullave në Itali, ai nuk mund të luajë në Apenine me aparat të montuar në trup kundër aritmisë së zemrës, por mundet që të luajë në kampionate të tjera.
Sfidanti.al