Efekti “Madrid”, Milani me stadium “rrafsh” ndaj Liverpulit, Sasuolos, Salernitanës!

Mund të ketë në “San Siro” rreth 60 000 tifozë për secilën ndeshje. Kaq është 75 për qind e kapacitetit e përcaktuar nga autoritetet italiane për tifozët në ndeshjet e futbollit në stadiumin milanez, dhe Milani duket se do të kënaqet me këto shifra. Fitorja 1-0 në Madrid ndaj Atletikos në Champions rriti shumë entuziazmin dhe interesimin e tifozëve, të cilët po nxitojnë për të blerë bileta për 3 ndeshjet e radhës, në Serinë A kundër Sasuolos dhe Salernitanë, si dhe në Champions ndaj Liverpulit në 7 dhjetor, sfida vendimtare. Për Liverpulin ishin shitur 48 000 bileta që përpara ndeshjes me Atletikon, ndërsa tani ka “radhë onlajn” (online) nga gjysmë ore në një orë. Pritet që “San Siro” të jetë plot, por po ashtu edhe këtë fundjavë ndaj Sasuolos. Jo vetëm kaq, por që tani janë shitur 10 000 bileta për ndeshjen në shtëpi kundër Salernitanës, të fundit përpara Liverpulit.

Sfidanti.al