Për të, ai është një nga trajnerët më të mirë gjermanë, ndoshta më i miri. Kështu është opinioni i Jurgen Klopit për Ralf Rangnikun, që do të ulet në stol tek Mançester Junajtidi, por gjithsesi, si patrioti-patriotit, ai i jep një këshillë. “Rangniku është vërtet një trajner shumë i mirë, dhe një njeri shumë i mirë, – tha gjermani, – një nga më të mirët në Gjermani, ndoshta më i miri. Nuk është lajm pozitiv për ne të tjerët që ai vjen në Premier Ligë. Gjithsesi, ne trajnerët duam kohë që të punojmë me skuadrat tona, por Ralfi do të zbulojë se nuk do të ketë shumë kohë, sepse ne luajmë gjatë gjithë kohës”. Klopi vlerësoi sesi Rangniku bëri ekipe të mëdhenj, Hofenhajmin e Lajpcigun, që e nisën “nga zeroja”.
Sfidanti.al