Karlos Artur Nuzman, drejtuesi i Komitetit Organizator të Olimpiadës “Rio 2016” dhe ish-president i Komitetit Olimpik të Brazilit, është dënuar me gati 31 vje burg për korrupsion, organizim kriminal, riciklim të parave dhe evazion fiskal. Vendimi i Gjykatës në Rio de Zhaneiro erdhi pas operacionit “Lojë e Papastër”, që hetoi blerjen e votave për të zgjedhur Rion si organizator të Olimpiadës së 2016-ës. Nuzman mund ta apelojë vendimin. Avokatët e tij mbështesin idenë se gjyqtarët e kanë dënuar klientin e tyre pa pasur asnjë provë. Ministria Federale kishte denoncuar Nuzmanin, ish-guvernatorin e Rios, Serzhio Kabral Filjo, dje ish-drejtorin e operacionit të Komitetit të Rio 2016, Leonardo Griner. Të tre kishin ndërtuar një organizatë për të korruptuar liderin e atletikës senegaleze, Lamin Diak dhe djalin e tij Papa Diak për të marrë votat.
Sfidanti.al