Italia ose Portugalia e Ronaldos nuk do të jenë në Botëror!

Të Kaltrit ia kishin frikën një shorti të tillë, pasi në rrugën e tyre drejt finaleve të Katarit ishin pikërisht “luzitanët” e CR7-ës, polakët e Levandovskit dhe suedezët e Ibrahimoviçit. U qëlloi për pjesë Portugalia, ndonëse vetëm për finalen e mundshme të plej ofit. Shorti i hedhur në Zyrih i vendosi dy kombëtaret në Rrugën C drejt finaleve, me Italinë që do të presë Maqedoninë e Veriut, dhe Portugalinë që do të presë Turqinë. Nëse të dyja kualifikohen, italianët do të luajnë jashtë fushe, por mund të ndodhë edhe që të humbasin që të dyja! Italia do të luante jashtë fushe edhe sikur të kualifikohej Turqia. Ndeshjet luhen në 24 dhe 29 mars 2022. Shorti i plej ofit vendosi një përballje të nxehtë me prapavijë politike dhe etnike, si Rusi-Poloni, ndërsa dy ekipet britanike po ashtu mund të përplasen, sepse Skocia dhe Uellsi janë në “Rrugën A”.

Rruga A

Skoci-Ukrainë, Uells-Austri

Rruga B

Rusi-Poloni, Suedi-Republika Çeke

Rruga C

Itali-Maqedoni e Veriut, Portugali-Turqi

Ndeshjet luhen në 24 dhe 29 mars 2022.

Sfidanti.al