Një njeri i futbollit, por aspak i njohur në nivelet më të larta, trajneri gjerman është bërë ylli i momentit. E gjithë bota po flet për Ralf Rangnikun, trajnerin e ri të Mançester Junajtidit, duke theksuar se në “Old Traford” po shkon një mendimtar futbolli, një filozof i lojës, një takticien dhe revolucionar që ka ndikuar në stilin e disa prej teknikëve më të njohur sot për sot. Tuhel i Çelsit tha se “Rangniku është një nga njerëzit që ka ndikuar më shumë tek unë, dhe që më nxiti të bëhesha trajner”. Nagelsmani i Bajernit e mori në telefon dhe i tha Rangnikut se “është gjë e madhe që ju u bëtë trajner i Junajtidit”. “Ai do të ketë sukses”, – tha Nagelsmani.
Sfidanti.al