Premier Liga ndalon tifozët e pavaksinuar në stadiume që këtë fundjavë!

Duket se atmosfera po ashpërsohet dhe të gjithë ata që drejtojnë janë në një mendje. “Njerëzit duhet të vaksinohen”, thuhet nga qeverisë, institucionet e specializuara, si dhe drejtuesit e lartë të pushtetit vendor apo të institucioneve të ndryshme, qofshin këto kompani industriale, tregtare, kulturore apo sportive. Premier Liga angleze duket se nuk do të bëjë përjashtim dhe lajmet janë që tifozët nuk do të lejohen të hyjnë në stadium nëse nuk janë të vaksinuar, duke nisur që nga kjo fundjavë. Sipas statistikave në Britaninë e Madhe, ka një rritje të ndjeshme të rasteve pozitive si edhe të vdekjeve dhe qeveria e kryeministrit Boris Xhonson është e përkushtuar që të marrë masa sidomos tani në prag të festave të fundit të vitit.

Sfidanti.al