Jetë e mot, detyrimi i njerëzve nga ana e autoriteteve ka qenë tek aspekti material, dhe tek ai familjar. Në rastin e Novak Gjokoviçit dhe të kategorisë së tij bëhet fjalë për një tjetër detyrim, për atë lidhur me karrierën, ndaj edhe debati ishte i madh nëse numri 1 i botës do të merrte pjesë apo jo në Australian Open. Kjo, sepse Nole nuk dëshironte të bënte vaksinën dhe nuk kishte sqaruar nëse e kishte bërë apo jo. Organizatorët e Grand Slemit të parë të vitit kanë konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen e Gjokoviçit në Melburn, dhe pyetja që vjen ndërmend është nëse serbi e ka bërë apo jo vaksinën kundër Kovidit? Tenisti i shquar beogradas ka qenë shumë dyshues për vaksinimin, ndërsa ka theksuar se për çështjet private nuk ka dëshirë të bëjë komente publike, pra nëse e bën apo jo vaksinën. Pjesëmarrja në Australian Open do të thotë se ai mund të jetë vaksinuar ose organizatorët mund të kenë bërë një përjashtim.
Sfidanti.al