Milani i Piolit “ngelës”, por po i bën mirë “shkolla Champions”

Dikur ka qenë një profesor i vërtetë që u jepte leksione të tjerëve. Kush e ka harruar Milanin e Nereo Rokos, Riverës, Barezit, Gulitit, Van Bastetin, Shevçenkos e Maldinit? Gjithsesi, ai Milan sot për sot nuk ekziston, ndërsa skuadra me fanelën kuqezi duhet të kalojë disa klasë “shkollë” për t’u bërë “nxënës” i dalluar. “Kemi nevojë për një eksperiencë të tillë, – tha trajneri Pioli pas përfundimit të ndeshjeve në grupe, me humbjen ndaj Liverpulit, – objektivi ynë ishte që të vazhdonim në Europë, por ndeshje të tilla do të na ndihmojnë”. “Zhgënjimi është i madh, – vazhdoi tekniku milanist, – por, do të përpiqemi të rritemi edhe më shumë. Duhej ta kishim shfrytëzuar më shumë Zllatanin, por shpesh e dërgonim topin prapa, jo përpara”. Në fund, Pioli ia vuri fajin edhe fushës së keqe të “San Siros”, një problem që vazhdon prej vitesh.

Sfidanti.al