Epidemia e Kovidit “mbyt” Totenhemin, kërkohet shtyrja e ndeshjes!

Më keq se kaq nuk mund të shkojë, dhe duket se vërtet është hapur porta katërkanatësh. Totenhemi ka 7 lojtarë të ekipit të parë të infektuar me Kovid, ndonëse duhet pritur edhe rezultati i testeve më të specializuara. Spërsat kanë edhe pjesëtarë të stafit teknik të sëmurë me koronavirus dhe besohet se klubi i ka kërkuar Premier Ligës që t’i shtyjë ndeshjen ndaj Brajtonit që është në program këtë fundjavë. Trajneri Konte, ndërkaq, e ka të pamundur të shmangë ndeshjen vendimtare në Ligën e Europës ndaj Renës së Francës, por shpreson që të bëjë diçka në kampionat. Epidemia e Kovidit e godet Totenhemin në momentin më të mirë të kohëve të fundit, pas disa fitoreve që e kanë afruar me zonën Champions.

Sfidanti.al