Kërri duhet të thyejë rekordin e Tompsonit për rekordin e Rej Alenit

I duhen edhe 15 kosha tripikësh në ndeshjen e radhës për të barazuar një arritje të madhe në NBA. i duhen 16, që ta thyeja atë. Stefën Kërri e ka të sigurt se do të jetë rekordmeni i ri i tripikëshave në basketbollin amerikan, por do të ishte fenomenale që këtë ta bënte menjëherë në sfidën që vjen. Kërri shënoi 6 kosha të tillë në fitoren 126-95 ndaj Orlandos, nga 13 që tentoi dhe një gjuajtje ishte nga mesi i fushës. Tashmë, ai ka 2958 tripikësha ndaj 2973 të Rej Allenit, që është rekordmeni historik, veçse Kërri ia ka dalë me vetëm 784 ndeshje ndaj 1 300 ndeshjeve të rivalit. Përsa i përket rekordit për një ndeshje, atë e ka Klej Tompson, shoku i Kërrit tek Golden Stejti, me 14 të realizuara, pra numri 30 do të duhet ta thyejë këtë rekord për të kaluar Alenin. Ndeshja e radhës do të jetë ndaj Portlendit.

Sfidanti.al