Klop ngre në qiell mbrojtjen në mbrëmjen e rekordit të Liverpulit

Asnjë skuadër angleze nuk kishte arritur këta 30 vjet që të fitonte të 6 ndeshjet në grup. Mund ta kenë bërë të tjerë, ndonjë Real, Bajern apo Barcelonë, e bëri Ajaksi pikërisht dje dhe mund ta përsërisë Bajerni sot, por jo anglezët. Gjithsesi, e para që ia doli ishte Liverpuli duke respektuar emrin si ekipi me më shumë trofe nga ishulli në Champions. Suksesi 2-1 në fushën e Milanit do të thotë se i ashtuquajturi “grupi i vdekjes” u kalua pa rrezikun më të vogël, me nga dy fitore ndaj italianëve, Atletikos së Madridit dhe Portos.

“Jam shumë i kënaqur me mbrojtjen, – tha trajneri Klop, – i kishim ndryshuar të katër lojtarët, por ata luajtën shumë mirë. Duhet të them se Filips (në foto) dhe Konate luajtën një ndeshje të jashtëzakonshme. Ata bënë një paraqitje klasi, jam shumë krenar për ta”.

Sfidanti.al