Janë më shumë se kaq, dhe trajneri i Juventusit nuk harroi t’ua përmendte emrat, ndonëse duket se harroi një pretendent shumë serioz. Ndërsa po fliste për ndeshjen e skuadrës së tij ndaj Malmoes, Masimiliano Alegri u pyet se cilët janë sipas tij kandidatët kryesorë për të fituar Championsin këtë sezon. Tekniku me përvojë, që nuk e përfshiu Juventusin në këtë grup, edhe për modesti, por edhe sepse kështu është realiteti, deklaroi se ishin disa kandidatë kryesorë.
“Liverpuli më duket shumë i fortë, – tha ai, – pastaj është Bajerni, Mançester Siti, Reali i Madridit, Paris SG. Janë disa skuadra që pretendojnë”. Alegri harroi Çelsin, kampion të Europës, që Juventusi e mundi 1-0 në Torino, por që pastaj e shkatërroi ekipin italian në Londër me shifrat 4-0.
Sfidanti.al