Çfarë kombinimi, Verner tek Man. Junajtidi dhe Dembele tek Çelsi

Nuk e dimë nëse do të ndodhë në janar apo më vonë, por diçka ka prapa “perdeve”. Tek Barcelona kanë frikë se Tomas Tuhel, trajneri i Çelsit, është prapa refuzimit të Usman Dembelesë për të rinovuar kontratën me katalanasit. Lajmet janë që sulmuesi francez mund të kalojë në “Stemford Brixh”, ndërsa Tuheli nuk ka besim se patrioti i tij, Timo Verner, do të arrijë të japë atë kontribut që ka dhënë dikur tek Lajpcigu. Sulmuesi gjerman është në krizë golash, ndërsa lajmet nga Anglia janë që trajneri i I Mançester Junajtidit, Ralf Rangnik, dëshiron që ta ketë sërish në ekip. Rangniku ka qenë më parë tek Lajpcigu, ashtu si edhe sulmuesi i kombëtares gjermane. Pritet të shihet nëse Barcelona do të pranojë të fitojë nga kartoni i Dembelesë, pasi klubi ka nevojë për para duke pasur borxhe të mëdha.

Sfidanti.al