Natyrisht nuk duhet ta bëjmë kaq dramatike se në fund të fundit janë në vend të parë, por gjithsesi duket se disfata e bardhebluve në Laç nuk u prit aspak mirë. Nëse shikon komentet e tifozëve pas humbjes në Laç, ata i janë vërsulur ekipit dhe trajnerit, më shumë sesa për rezultatin, për lojën e zhvilluar duke akuzuar se nuk pati asnjë gjuajtje në kuadrat nga bardheblutë. Akuza për portierin Bekaj që shkaktoi penalltinë, por sidomos për sulmuesin Ngo, i cili nuk mund të jetë ndryshe tek Tirana, ose i dashur fort, ose i mallkuar fort. Duket se anglezi nuk është fort në “terezi” këto kohë. Laçi fitoi 1-0 në fushën e tij me golin e shënuar me penallti nga Lushkja në fund. Tirana vazhdon të kryesojë kampionatin me 27 pikë ndaj 24 të Kukësit që barazoi me Teutën, ndërsa Vllaznia ka 23 pikë, Laçi 21 e pastaj vijnë Partizani e Teuta me nga 18.
Sfidanti.al