Adetokumbo pati përballë një rival të vërtetë këtë herë, Xhejzën Tatëmin!

Boston Sëlltiks u kthyen në shtëpi pas një bilanci prej 4 humbjesh e vetëm 1 fitoreje jashtë fushe, dhe skuadra me emrin e lavdishëm dëshironte t’u jepte një kënaqësi tifozëve. Ia doli mbanë edhe pse u ndesh me kampionen në fuqi të NBA-së, Miluoki Baks. Janis Adetokumbo u përball me një mbrojtje të organizuar dhe nuk shënoi dot më shumë se 20 pikë, ndërsa ylli i mbrëmjes ishte Xhejzën Tatëm. Ashtu si disa javë më parë ndaj Lejkërsave, Tatëm, shkëlqeu dhe siguroi fitoren, këtë herë duke shënuar 42 pikë. Ai pati 7 gjuajtje të sakta për 3 pikë nga 13 gjithsej, dhe 16 nga 25 nga loja. Përveç këtyre, shtoi edhe 5 topa në tabela, 4 asiste dhe 3 vjedhje topim, duke e humbur topin vetëm 3 herë. Sëlltiksat fituan 117-103.

Sfidanti.al