Në Itali i quajnë “bir arti”. i tillë edhe shqiptari Franko Bushati, që në moshën 36-vjeçare jo vetëm nuk ka ndërmend të mbyllë karrierën, por edhe dëshiron të ngjitet sa më lart. Në ndeshjen e fundit në Serinë B italiane, Bushati shënoi 43 pikë edhe pse skuadra e tij, Fulgor Omegna Basket, humbi në shtëpi 88-89 ndaj Vixhevanos. Një ndeshje shumë e fortë në Arenën Batisti, e cila pati nevojë për dy kohë shtesë, pra u luajt në plot 50 minuta. Lojtari kuqezi ishte protagonisti absolut i sfidës duke vendosur rekordin sezonal në të gjithë kampionatet kombëtare italiane, që nga Seria A, deri në nivelet më të ulëta.
Falë formës së tij pati entuziazëm në arenë dhe u thirr disa herë emri i shqiptarit. i biri i ish-lojtarit të shquar të Partizanit, Pjerin Bushati, pati kontribut edhe me asiste Me 43 pikë, Bushati realizoi gati gjysmën e sasisë që arriti Fulgor Omegna, ndonëse nuk mjaftuan për të arritur fitoren. Në fund, Bushati mori përsipër gjuajtjen për fitoren e ndeshjes, siç i takonte një lideri, ndonëse topi goditi unazën e koshit. Skuadra e tij është në vendin e tretë në renditje, vetëm 2 pikë larg vendit të parë dhe shanset janë të gjitha që deri në fund të sezonit të ketë ngritje një kategori më lart.
Sfidanti.al