Chivu pranon dështimin në derbi: E gabuam qasjen

Pas ndeshjes, tekniku zikaltër, Christian Chivu nuk e fshehu zhgënjimin, duke theksuar se pritshmëritë për këtë përballje ishin të larta, por se skuadra nuk arriti të tregonte nivelin e kërkuar.

“Është e dhimbshme të humbasësh një derbi kur pritshmëritë janë të larta, duke pasur parasysh sezonin dhe atë që kemi për të mbrojtur. Sot na u desh të improvizonim për shkak të emergjencave të dy ditëve të fundit. E gabuam qasjen, por nuk është gjithçka keq”, deklaroi Chivu.