Triumvirati Modriç-Kros-Kasemiro, Reali s’ka vend për brezin e ri!

Në verë u mor Kamavigna, aty ka qenë më parë Valverde, ndërsa ka plane për lojtarë të tjerë, mes të cilëve edhe Pol Pogna (i cili tani mund të ketë dalë nga lista e dëshirave). Tek Reali i Madridit gjithnjë mendojnë për përforcime dhe për goditje në treg, por mesfusha duket “blind” nën “regjimin” e Karlo Ançelotit. Mediat spanjolle dhe ato europiane shkruajnë se treshja Modriç-Kros-Kasemiro, mund të cilësohet një “triumvirat” i paprekshëm, që nuk ka ndërmend t’i hapë rrugë kujt. Kroati 36-vjeçar Modriç pati një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen e fundit në La Liga, në derbin ndaj Atletikos fituar 2-0, duke u lavdëruar shumë nga trajneri italian.

Sfidanti.al