Obamejang si Granit Xhaka, Arsenali i heq shiritin e kapitenit

Nuk kanë të sosur problemet tek skuadra londineze, edhe pse në fushën e lojës këto kohë po ecën mirë. Arsenali vërtet po arrin fitore dhe është pranë zonës Champions në Premier Ligë, por është tronditur nga problemet me sulmuesin Pjer-Emerik Obamejang. Futbollisti afrikan u dënua duke iu hequr shiriti i kapitenit, një veprim që ngjan me atë që ndodhi me Granit Xhakën në kohën e trajnerit Unai Emeri. Ka kritika të shumta nga analistë dhe tifozë për trajnerin Mikel Arteta, por burime nga klubi informojnë se ka 3 shkelje të disiplinës nga Obamejangu, ndonëse herën e fundit ishte vonë në stërvitje sepse kishte shkuar të shihte nënën e tij të sëmurë.

Sfidanti.al