Palumturia e Ronaldos, shpërfill tifozët e tij, nuk u jep dorën yjeve të Çelsit

Nuk është e lehtë që të pranojë stolin, dhe reagimin e ka gjithnjë tepër të hidhur. Pak rëndësi nëse është tek Mançester Junajtidi i Sër Aleks Fergusonit, tek Reali i Zidanit, Juventusi apo Junajtidi i sotëm. Kristiano Ronaldo do të kundërshtojë “sa të ketë frymë” kur e lënë rezervë dhe kështu tregoi “gjuha e tij e trupit” në përfundim të ndeshjes së djeshme në fushën e Çelsit. Superylli portugez hyri në 64’ në vend të shënuesit Sanço, nuk arriti të linte gjurmë, ndërsa me të vërshëllyer gjyqtari, vrapoi tek dhomat e zhveshjes pa i dhënë dorën lojtarëve kundërshtarë, dhe madje pa shkuar të përshëndeste tifozët e skuadrës së tij. Diçka që flet shumë, një presion i CR7-ës ndaj stafit teknik, por edhe një shenjë se raporti i tij me “djajtë e kuq” mund të mos jetë nga më të mirët, sidomos me ardhjen e trajnerit Rangnik. Përpara fundit, Ronaldo nuk është se tregoi ndonjë acarim, madje bëri nxemje i qetë dhe shkoi të përqafonte shokët pas golit të avantazhit, si dhe mori të verdhë për protestë.

Sfidanti.al